Gazetarja Ilnisa Agolli dhe banori i BBVA, Laert Vasili, janë përfolur për një lidhje romantike në të kaluarën.
Megjithatë, Ilnisa ka mohuar në mënyrë kategorike të gjitha spekulimet lidhur me një marrëdhënie të tillë.
Ajo ka zgjedhur të sqarojë situatën dhe të konfirmojë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa një miqësi.
Ndërsa ajo ka ndarë një video në Instagramin e saj duke shprehur mbështetje për Laertin, i cili ishte në nominim për daljen nga loja, përballë Valbonës.
Ky nominim është cilësuar si një nga më të vështirët deri më tani, duke ginuar një tension të lartë mes banorëve.
Ilnisa e ka cilësuar Laertin si një fitues të natyrshëm dhe ka bërë një apel për ta mbështetur atë deri në fund. Ajo madje ka shkruar: “Laert Vasili go bro”, duke përdorur një gjuhë të caktuar dhe nje ton mbështetjeje që tregon përvijimin e një miqësie të fortë.