Valbona Mhilli është banorja e cila u eliminua mbrëmë nga nominimi kokë me kokë që ishte me Laert Vasilin.
Pas këtij eliminimi, Valbona ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, duke tërhequr interesin e shumë ndjekësve. Ajo është shquar për karakterin e saj të fortë dhe mençurinë, që e kanë bërë atë një personazh të dashur për publikun e BBVA-së.
Menjëherë pas daljes, Valbona ishte e pranishme në një intervistë në ‘Top Channel’, ku ndau emocionet e saj pas përvojës në reality show. Ajo tha se ndjehej mirënjohëse për eksperiencën dhe se kishte mësuar shumë rreth vetes dhe marrëdhënieve me të tjerët.
Valbona ndau gjithashtu se përvoja në BBVA i kishte dhënë besim dhe guxim për të përballuar sfida të reja në jetën e saj. “Isha e frikësuar në fillim, por pas kalimit të disa sfidave, kuptova se kam shumë për të ofruar dhe se duhet të jem më e guximshme,” tha ajo gjatë intervistës.
Pas intervistës, Valbona u fotografua në krahët e Niko Komanit, një video kjo që është bërë virale në rrjetet sociale, duke krijuar një valë reagimesh nga ndjekësit e saj.
Shumë prej tyre shprehen se këtë çift do ta shikojnë me shumë interes dhe se janë të apasionuar për dinamikën mes tyre.
@nikokomani Te dua bre 🫂🤍🥂