Henrikh Mkhitaryan, futbollisti i Interit, shpreh optimizëm të fortë për përfundimin e sezonit, duke theksuar se ëndrrat për madhështi janë më të prekshme se kurrë.
“Ende nuk kemi arritur askund, jemi në ndjekje të objektivave tanë. Rruga është ende e gjatë. Pas ndeshjes me Udinesen do të mendojmë për sfidat e tjera, pa u nxituar. Mund të shkojmë deri në fund në të gjitha garat, të gjithë po ëndërrojmë madhështinë. Nuk do të jetë e lehtë, sepse të gjithë duan ta fitojnë kampionatin, Kupën e Italisë dhe Champions League, por duke vazhduar kështu mund të arrijmë aty ku duam,” shprehet Mkhitaryan.
Futbollisti armen thekson se sfida me Udinesen do të jetë një test i vështirë për ekipin. “Nuk ka qenë kurrë e lehtë të luash kundër Udineses, as në shtëpi dhe as jashtë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse ata janë një skuadër fizike, e fortë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm,” tha ai në një intervistë për “Sky”.
Një nga temat kryesore gjatë këtij sezoni ka qenë përmirësimi i trajnerit Simone Inzaghi. Mkhitaryan e vlerëson lart punën e tij, duke thënë: “Inzaghi është përmirësuar jashtëzakonisht shumë në këto dy vite dhe ende dëshiron të mësojë. Po bën një punë të shkëlqyer, e meriton vendin ku është tani.”
Me kalimin e sezonit dhe sfidat e reja që përballen, Mkhitaryan e di se ndjesitë e tij për të ardhmen janë të paqarta. “Në fund të sezonit do të shohim nëse do të vazhdoj edhe për një vit apo do të largohem. Nuk kam vendosur ende, edhe pse jam i lumtur këtu dhe do të doja të vazhdoja,” tha ai.
Mesfushori, i cili ka shënuar disa gola dhe ka asistuar për shumë më shumë, shpreh dëshirën për të rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2027. “Do të më pëlqente të rinovoja deri më 2027, por varet edhe nga trupi im, nëse do të jem në gjendje ta menaxhoj mirë veten, duke ruajtur nivelin që po tregoj,” shtoi ai.
Interi ka në plan të shkojë deri në fund në të gjitha garat këtë sezon, dhe Mkhitaryan është i vendosur të kontribuoni në atë që mund të jetë një sezon historik për klubin. “Çdo ndeshje është e rëndësishme, dhe ne duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të përkushtuar,” përfundoi ai.
Me një ekip të fortë dhe me një trajner që ka fituar besimin e lojtarëve, Interi duket se është në rrugën e duhur për të përmbushur ëndrrat e tyre. Është një sezon i mbushur me mundësi, dhe Mkhitaryan është një nga figurat kryesore që pritet të bëjë diferencën në ditët në vijim.