E shtunë, 19 Prill, 2025
10 C
Pristina

Sara Hoxha “hakmerret” ndaj Danjës pasi i tha Ledionit “je shumë i bukur”? (Video)

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Danja, ish-banore e Big Brother VIP Albania, është komentuar gjerësisht në rrjet pas një deklarate të bërë gjatë një prej netëve “Prime”, ku iu drejtua moderatorit Ledion Liço me fjalët: “O Ledion, je shumë i bukur. Më pëlqen shumë”.

Kjo frazë ngjalli diskutime të shumta në publik, me disa që e konsideruan të papërshtatshme për një burrë të martuar, ndërkohë që qëllimi i Danjës nuk u bë kurrë plotësisht i qartë.

Vetëm pak ditë pas këtij momenti, Danja u eliminua nga gara, duke shtuar spekulimet se Sara Hoxha, partnerja e Ledionit dhe pjesë e produksionit, mund të ketë ndikuar në këtë vendim si një formë “hakmarrjeje”.

Gjatë natës së eliminimit, opinionisti Arbër Hajdari e vuri Danjën në siklet duke i përmendur komplimentin ndaj Ledionit.

Moderatori ndërhyri me humor, duke kërkuar që Danjës t’i drejtohej thjesht pyetja standarde: “Kush do të doje të fitonte Big Brother-in?

Shiko videon:

PROMO

Nga Rubrika