Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të bukura dhe emocionale të këtij sezoni. Egli Tako dhe Gjesti kurorëzuan lidhjen e tyre në një “martesë” simbolike, e cila u zhvillua në një atmosferë festive dhe të ngrohtë, përballë banorëve të tjerë dhe me sytë e publikut të drejtuar nga ekrani.
Çifti, që gjatë gjithë qëndrimit të tyre në shtëpi ka tërhequr vëmendjen e publikut me dinamikën e marrëdhënies, zgjodhi ta bëjë këtë hap si një mënyrë për të treguar seriozitetin dhe ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin. Në një ceremoni të improvizuar, por të mbushur me emocion, Egli dhe Gjesti shkëmbyen premtime, buzëqeshje dhe shumë dashuri.
Ky veprim nuk ka kaluar pa u vënë re edhe jashtë shtëpisë. Eglit, e cila për një kohë kishte humbur një pjesë të mbështetjes së publikut për shkak të disa momenteve të debatueshme, i është kthyer popullariteti me hapa të sigurt. Të dhënat nga rrjetet sociale tregojnë se pas kësaj martese, Egli ka përjetuar një rritje të dukshme të ndjekësve të saj në Instagram.
Nga 314 mijë ndjekës që kishte më parë, ajo ka arritur tashmë në 319 mijë ndjekës – një tregues i qartë se shumë prej fansave të saj janë rikthyer ose janë ndikuar pozitivisht nga ky moment i ndjeshëm që i bashkoi dy të rinjtë në një mënyrë simbolike, por mjaft të dashur për publikun.
Mesa duket, Egli jo vetëm që ia “shen hajrin” kësaj martese përsa i përket anës emocionale dhe romantike, por edhe për imazhin e saj publik. Kjo lëvizje e guximshme dhe njëkohësisht e ëmbël, ka rifituar simpatinë e shumë ndjekësve që e kishin larguar përkohësisht mbështetjen, duke e rikthyer Eglin në qendër të vëmendjes pozitive.
Nëse kjo marrëdhënie do të zgjasë edhe jashtë shtëpisë mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt – ceremonia e djeshme ka shënuar një pikë kthese të fortë për Eglin, si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë të famës.
Shiko foton:
