E hënë, 21 Prill, 2025
20.6 C
Pristina

Gjesti thotë fjalët e tij pas triumfit në Big Brother VIP: Nuk kam pasur mëshirë, sepse as ata nuk patën për mua

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pak minuta pas fitores së madhe në finalen e Big Brother VIP Albania, Gjesti dha intervistën e tij të parë si triumfues i edicionit të katërt.

Nga një eliminim në Kosovë, në fitore në Shqipëri, rrugëtimi i Gjesti ka qenë i mbushur me emocione dhe sfida. Ky i ri dinamik ka arritur të fitojë zemrat e publikut me përkushtimin dhe energjinë e tij.

Pyetur për rrugëtimin e tij, Gjesti u shpreh: “Kur kam dalë prej atje, e kam ditur që më ka mbetur rruga pa plotësuar. E dija që kam diçka, se më është bërë një e padrejtë, e dinë ata vetë. Edhe kur më thirrën këtu të vij, nuk e kam besuar derisa kam mbërritur te dera e Top Channel-it. Thosha: ‘Duan të bëjnë hajgare’. Kur m’i kanë hapur dyert, atëherë kam thënë: ‘Po, mund ta bëj dhe kam për ta fituar’.”

Gjesti, me një qëndrim të fortë dhe vendosmëri të madhe, e ka parë veten si një competitor të fortë brenda shtëpisë. Ai tha: “Përderisa jam fitues, normal që kam luajtur fort. Kam këqyrë vetëm t’i qes jashtë një nga një. S’kam pasur mëshirë për ta hiç, sepse as ata s’kanë pasur për mua, askush.”

Në momentet e para pas finales, ai u ndal te falënderimet, duke theksuar fuqinë e qëndrueshmërisë: “E falënderoj më së pari veten që kam duruar shumë dhe kam mbajtur disa gjëra që të tjerët s’kanë mundur t’i mbajnë. Kam duruar edhe prekje fizike të më bëjnë, vetëm të mbërrij sot këtë fitore. Kështu që: faleminderit publikut, faleminderit Zotit, faleminderit familjes. Faleminderit çdo send që e kanë bërë për mua krejt, anë e mbanë botës shqiptarët që kanë dërguar vota për mua. Më kanë votuar, faleminderit shumë. Ndoshta shembull nuk kam qenë, por ndoshta keni qenë të lumtur me mua – kështu që faleminderit shumë.”

Fituesi i BBVIP Albania premton shumë energji në vazhdim: “Shumë muzikë. S’do të ndalem kurrë. Shpresoj të kem shëndetin, shumë punë dhe besoj që do të më doni edhe më shumë, siç ju dua unë.” Ai ka theksuar se plani i tij është të vazhdojë të krijojë dhe të sjellë muzikë të re për adhuruesit e tij.

Në lidhje me marrëdhënien e tij me Eglin, pas daljes nga shtëpia, Gjesti tha: “Unë i kam treguar Eglit edhe brenda që nuk kam diçka më shumë me të, nuk e shoh. Por unë do të vazhdoj jashtë dhe të shohim ku po shkon. Ndoshta rrugës mund të shohim diçka më shumë.” Ai ka shprehur hapur se ndjenjat e tij nuk kanë ndryshuar dhe se është i njëjti si gjithmonë.

Rrugëtimi i Gjesti si fitues ka qenë i mbushur me sfida dhe mundësi për t’u rritur si individ. Ai ka treguar se është më shumë se një konkurent; është një person që ka kapacitetin për t’u bërë një model për brezat e rinj. Ai tregon se është e rëndësishme të qëndrosh i përkushtuar dhe të mos dorëzohesh, pavarësisht pengesave.

Gjesti nisi këtë rrugëtim si një personazh i fortë dhe e mbylli si një fitues i vërtetë, me energji, vendosmëri dhe mbështetje të madhe nga publiku shqiptar. Ai ka arritur të bëjë emër për veten në botën e showbizit dhe ka shumë për të ofruar në të ardhmen.

PROMO

Nga Rubrika