E enjte, 24 Prill, 2025
11.9 C
Pristina

Horoskopi: Beqarët përjetojnë ndjenja të reja dhe të thella, zbuloni se çfarë do të ndodhë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

DASHI
Venusi do të jetë shumë i favorshëm për ju sot. Marrëdhënia që keni krijuar do të jetë më e qartë dhe do kuptoheni mjaft mirë me njeri-tjetrin. Të gjitha këto do iu ndihmojnë të merrni vendime të rëndësishme. Beqarët duhet ta kërkojnë në çdo vend personin ideal. Do ta gjeni, por kujdes nga influenca negative e Marsit në planin financiar. Shmangni me çdo kusht shpenzimet e tejskajshme.

DEMI
Mos qëndroni për asnjë moment vetëm sot, sepse jo vetëm që do merziteni dhe do bini në pesimizëm, por mund të lindin edhe mosmarrëveshje me partnerin. Beqarët do të përjetojnë ndjenja të thella për dikë që e kanë njohur rishtazi. Shprehuni sa më shumë. Që të mos përballeni me surpriza të pakëndshme në planin financiar, duhet të tregoheni sa më të matur.

BINJAKET
Do keni dëshirë të dilni e të argëtoheni sot. Partneri do ua plotësojë qejfin, por tregohuni të vemendshëm sepse ai mund t’i hedhe sytë edhe diku tjetër. Mund të lindin edhe skena xhelozie. Beqarët nuk do dëshirojnë të krijojnë një lidhje. Shfrytëzojeni sa më shumë lirinë tuaj. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe do i rregulloni problemet që keni pasur kohët e fundit.

GAFORRJA
Edhe sot lidhja juaj me partnerin nuk do jetë e qëndrueshme. Komunikimi do të zbehet dhe herë pas here do e vini në dyshim të ardhmen se bashku. Ambienti i beqarëve do të favorizojë takimet. Tregohuni më të hapur dhe shprehni gjithmonë atë që mendoni për dikë. Sinqeriteti do të vlerësohet shumë. Kujdes me financat, sepse duke dashur ta stabilizoni buxhetin, mund të bëni gabime të pafalshme.

LUANI
Jeta juaj në çift do jetë shumë e lehtë për t’u jetuar dhe mjaft harmonike. Do jeni joshes dhe partneri nuk do rezistojë t’iu qendrojë larg për asnjë moment. Mund të bëni plane edhe për ndonjë udhëtim së bashku. Beqarët është më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm, sepse në dashuri nuk do kenë fat. As me financat nuk do i keni punët mirë. Mos e teproni me shpenzimet.

VIRGJERESHA
Beni kujdes gjatë kësaj dite, mos bini në rrjetën e dikujt tjetër. Personi do jetë mjaft simpatik dhe tërheqës dhe mund t’ua prishe mendjen. Mos harroni se keni dikë në krah i cili iu dashuron marrësisht. Beqarët do kenë një jetë sentimentale të mbushur me emocione. Përgatituni për momente të mrekullueshme. Planetet do jenë të favorshme për financat. Buxheti do të përmirësohet.

PESHORJA
Marrëdhënia me partnerin do jetë e mirë. Do i kushtoni shumë rëndësi atij dhe do ia plotësoni të gjitha dëshirat. Beqarët do joshin pa pushim dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë që dëshirojnë. Do kaloni momente të mrekullueshme dhe emocionet do jenë të mëdha. Fati do iu buzeqeshë në sektorin e financave. Do mund të bëni transaksionet e nevojshme dhe të hiqni disa lekë menjë.

AKREPI
Jeta juaj sentimentale nuk do jetë shumë e qetë për shkak të turbulencave planetar. Do keni aq shumë kërkesa saqë ai që keni në krah nuk do dijë çfarë të bëjë më parë. Nga darka gjërat mund të ndryshojnë nëse ndryshoni sjellje. Për beqarët nuk do ketë asnjë të re. Të ardhurat financiare do të rriten. Do merrni iniciativa, do jeni të vendosur dhe do limitoni rreziqet. Ju lumtë!

SHIGJETARI
Kjo ditë nuk do jetë shumë e favorshme për ata që janë në çift. Komunikimi do jetë i vështirë dhe mërzitja do të shtohet. Më shumë sesa ndjenja reale do keni iluzione. Venusi do i ndihmojë beqarët të joshin dhe të krijojnë një lidhje me një person inteligjent që do i bëjë të ndihen mirë. Këshillohuni me dikë për financat dhe do gjeni një burim tjetër për të rritur të ardhurat. Ju mundeni!

BRICJAPI
Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj nuk do jetë dhe aq e qetë. Në fakt, ndjeshmëria e tepruar dhe etja për ngrohtësi do e komplikohet marrëdhënien me partnerin tuaj. Do keni goxha keqkuptime! Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni për asgjë në mënyrë që mos zhgenjeheni nga dashuria. Do jeni shumë të zotët me menaxhimin e financave dhe do kaloni me sukses një provë me rrezik.

UJORI
Nëse keni pasur probleme me partnerin tuaj, kjo ditë do jetë mjaft e favorshme për të bërë hapat e parë dhe për të vendosur gjithçka në rregull. Do gjeni fjalët e duhura dhe çdo gjë do rregullohet. Beqarët do jenë të përkëdhelurit e planetëve. Një takim vendimtar do iu sjellë lumturinë. Në sektorin financiar do ndërmerrni rreziqe, por do ia dilni mbane me sukses. Besoni më tepër tek fati!

PESHQIT
Nëse nuk fiksoheni shumë pas defekteve dhe të metave të partnerit tuaj, kjo ditë do jetë shumë e këndshme për t’u jetuar. Mundohuni sa të mundni! Ambienti yjor do e shtojë dëshirën e beqarëve për të rimuar dashurinë me përjetësinë. Planetet do bëjnë gjithçka për ta realizuar këtë. Edhe në planin financiar do keni fat, por duhet me patjetër të shmangni marrjen e rreziqeve të mëdha.

 

PROMO

Nga Rubrika