Pas triumfit të tij në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, ku u shpall fitues mes shumë emocioneve dhe përballjeve, Gjesti duket se nuk ka ndërmend të ndalet.
Pas javësh të tëra në qendër të vëmendjes dhe një përvoje që e ka kthyer në një prej personazheve më të dashur për publikun shqiptar, ai po përgatitet për një tjetër paraqitje televizive — këtë herë në një format krejt ndryshe.
Është bërë e ditur se Gjesti do të jetë i ftuari special në episodin e radhës të spektaklit të njohur humoristik Portokalli.
Lajmi është konfirmuar nga vetë produksioni i emisionit përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram, ku ndanë me ndjekësit detajet e këtij episodi të shumëpritur.
“Gjesti do të jetë i ftuar në shfaqjen e radhës, të mërkurën, ora 19:00, në studiot e Top Channel, në Kashar,” thuhet në postimin zyrtar të Portokalli-s.
Pjesëmarrja e tij në këtë format pritet me shumë entuziazëm nga fansat, të cilët janë kureshtarë të shohin anën komike dhe spontane të fituesit të BBVA-së.
Pas një periudhe të gjatë në reality show, Gjesti njihet për personalitetin e tij karizmatik dhe aftësinë për të argëtuar audiencën. Kjo paraqitje në Portokalli do t’i japë atij mundësinë për të treguar një aspekt tjetër të vetes, më të lirë dhe më të çliruar.
View this post on Instagram