E enjte, 24 Prill, 2025
14.7 C
Pristina

Pinterest inkurajon të rinjtë: Lëreni aplikacionin gjatë orarit të shkollës

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pinterest po lançon një iniciativë për të ndihmuar të rinjtë ta menaxhojnë fokusin e tyre gjatë orarit të shkollës. Aplikacioni po testi një mesazh të ri që do t’u dërgohet të miturve në SHBA dhe Kanada, duke i inkurajuar ata të mbyllin aplikacionin dhe të çaktivizojnë njoftimet gjatë kohës së shkollës.

“Fokusimi është një ekzistencë e bukur. Qëndroni të pranishëm duke lënë anash Pinterestin dhe duke ndërprerë njoftimet derisa të bjerë zilja e shkollës,” theksohet në mesazhin që aplikacioni dërgon nxënësve të shkollës, sipas Telegrafit.

Këto mesazhe do të shfaqen vetëm për të miturit e moshës 13 deri në 17 vjeç dhe do të jenë të aksesueshme ekskluzivisht nga ora 08:00 deri në orën 15:00, nga e hëna deri të premten.

Kjo është një pjesë e një testi të gjerë që Pinterest thotë se do të përfshijë “miliona” studentë dhe shpreson të ketë një impakt pozitiv në përqendrimin e tyre gjatë mësimeve.

Përfaqësuesit e kompanisë nënvizojnë se janë të parët në industrinë e teknologjisë që testojnë një veçori të tillë “proaktive” për të mbështetur nxënësit në ruajtjen e fokusit. CEO i Pinterest, Bill Ready, ka shprehur mbështetje për Aktin e Sigurisë në Internet të Fëmijëve, si dhe për politikat që nxisin shkollat pa telefonë, siç e raportoi The Verge.

Për më tepër, Nju Jorku është në prag të vendosjes së një ndalimi për përdorimin e celularëve gjatë gjithë ditës në shkollë, ndërsa disa shtete të tjera në SHBA kanë implementuar politika të ngjashme.

Në Evropë, disa vende si Danimarka dhe Holanda kanë ndaluar tashmë përdorimin e telefonave në shkolla, dhe Franca ka njoftuar se adoleshentët do të duhet të shkyçin telefonat e tyre gjatë orëve mësimore nga viti i ardhshëm shkollor.

Pinterest ka njoftuar gjithashtu një donacion prej 1 milion dollarësh për Shoqërinë Ndërkombëtare për Teknologjinë në Arsim (ISTE) me qëllim “mbështetje për drejtuesit e shkollave në krijimin e një kulture të shëndetshme digjitale në shkolla”.

Ky financim do të përdoret për të mbështetur grupet e punës në 12 qarqe shkollore në SHBA, të cilat do të hartojnë politika për të “përmirësuar mirëqenien digjitale të studentëve”. Me këto hapa, Pinterest shpreson të luajë një rol aktiv në përmirësimin e përvojave mësimore për të rinjtë, duke balancuar përdorimin e teknologjisë me nevojat për fokusi dhe përqendrim në arsim.

PROMO

Nga Rubrika