E diel, 27 Prill, 2025
13 C
Pristina

Koeman: Vetmia dhe sfidat në stolin e Barçës pas largimit të Messit

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ronald Koeman, trajneri aktual i kombëtares holandeze, ka ndarë mendimet e tij lidhur me periudhën e tij si trajner i Barcelonës, një kalim i vështirë me shumë sfida.

Koeman ka drejtuar Barcelonën për 67 ndeshje gjatë viteve 2020 dhe 2021, një periudhë e karakterizuar nga ndryshime të mëdha dhe pasiguri. Në një intervistë për “Marca”, ai ka reflektuar mbi eksperiencën e tij në pankinën blaugrana duke e vlerësuar atë pozitivisht, pavarësisht nga vështirësitë me të cilat përballej.

Gjatë kësaj periudhe, Koeman është ndjerë i vetmuar për shkak të situatës komplekse politike që ndikonte në klub. Ai thotë: “Ishte shumë e vështirë, sidomos kur nuk kishte president gjatë procesit zgjedhor. Ndonjëherë ka qenë e vështirë të mbash një ekip të fortë dhe të motivuar.”

Megjithatë, ai ka arritur të ndryshojë disa aspekte të skuadrës dhe ka dhënë mundësi për lojtarë të rinj si Pedri, Gavi dhe Balde, të cilët tani janë shumë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit. Ai është i lumtur që ka kontribuar në zhvillimin e tyre, duke thënë: “Edhe Mingueza, që tani është pjesë e kombëtares së Spanjës, dhe Nico që luan te Manchester City, janë rezultat i kësaj pune.”

Një nga momentet më të paharruar për Koeman ishte fitimi i Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos me rezultatin 4-0. Ai e përshkruan këtë ngjarje si një pikë kulmore: “Një moment i vështirë? Të gjithë e dimë sa shumë na ka trishtuar largimi i Messit nga Barça. Për mua, si trajner, ishte një humbje shumë e madhe, po ashtu edhe për skuadrën.”

Sot, një yll i ri ka dalë në skenën e Barcelonës: Lamine Yamal. Koeman është i sigurt se ai është një talent i jashtëzakonshëm, megjithëse është vetëm 17 vjec. Ai thekson nevojën për qetësi dhe mature gjatë zhvillimit të tij: “Lamine është një lojtar i madh. Në moshen e tij, është jashtëzakonisht i talentuar, por akoma ka shumë për të mësuar.”

Koeman i bën thirrje tifozëve dhe medies të mos i vendosin presion të madh Lamine, duke thënë: “Duhet t’i kërkohet të luajë në nivelin e tij, të vazhdojë të mësojë dhe të përmirësohet. E ardhmja është e tij, dhe duhet t’i japim hapësirë për të zhvilluar talentin e tij.”

Eksperienca e Koeman në Barçë ka qenë një lëndë mësimi për të, e cila e ka forcuar besimin e tij si trajner, dhe tani ai është gati për sfida të reja me kombëtaren holandeze, duke shpresuar të përshtatë përvojat e tij të kaluara për suksesin e ardhshëm.

PROMO

Nga Rubrika