Nëse Interi shpreson ende për titullin kampion, kjo është falë paraqitjes joshëse të Kristjan Asllanit. Në ndeshjen e fundit, ai zëvëndësoi Hakan Calhanoglu dhe jo vetëm që e kaloi me sukses këtë sfidë, por gjithashtu shënoi një gol me një qetësi që të lë pa fjalë. Asllani, duke marrë përsipër rolin e “regjisorit” të skuadrës, e udhëhoqi Interin në një fitore të merituar, duke e bërë të kthehet në ritmin e duhur për ta ruajtur shpresën për titullin.
Me një dëshire të madhe për të treguar vlerat e tij, Kristjan Asllani e ndjeu presionin kur mori topin për të ekzekutuar penalltinë. Ai, me qetësi akull siç e kanë përshkruar disa analistë, realizoi me sukses goditjen e tij, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë pa gola në Serie A, e cila kishte zgjatur më shumë se një vit.
Analizat e mediave të njohura për futbollin italian e vlerësojnë atë me nota të larta, duke i dhënë atij nota deri në 7, duke vlerësuar jo vetëm golin, por edhe rolin e tij në menaxhimin e lojës dhe funksionimin e skuadrës. “TuttoMercatoWeb” raportoi se Asllani e mbajti Interin të ‘rrotullohet’ në një ritëm moderuar, i mjaftueshëm për ta çuar ndeshjen drejt fitores pa u vënë në diskutim.”
“Corriere dello Sport” po ashtu i jep notën 7, duke e përkujtuar se Asllani ishte i detyruar të merrte vendin e Calhanoglu dhe arriti ta bëjë këtë me stil. Ky është një moment i rëndësishëm për të dhe një mënyrë për të forcuar vetëbesimin e tij në fushën e lojës, gjë që ishte e nevojshme për të pasur më shumë të dhëna pozitive pas një periudhe sfidash.
Ndërkohë, “L’Interista” shprehu vlerësimin e tij duke e quajtur Asllanin “Superheroi” i skuadrës, duke e krahasuar me “Super-Calhanoglu”. Në të vërtetë, ai mori përsipër përgjegjësitë dhe ndikoi thelbësisht në rezultatin e ndeshjes, duke shënuar golin e tij të dytë në sezon.
Vlerësime të moderuara erdhën nga “Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport”, që i dhanë notën 6.5. “Gazzetta” e theksoi rendimentin e shkëlqyer të Asllanit, duke e përmendur penalltinë, goditjen nga distanca dhe asistimet, duke e quajtur atë një nga lojtarët më të dalluar të Interit në këtë ndeshje.
Edhe “Tuttosport” vuri në dukje faktin se Asllani nuk kishte frikë të merrte topin dhe të shkonte vetë te pika e bardhë, duke e demonstruar kështu karakterin e tij si një zëvendësues i denjë i Calhanoglu. Një mbrëmje pozitive për të, e cila mund të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e tij.
Notat e Kristjan Asllanit:
“TuttoMercatoWeb”: 7
“Gazzetta dello Sport”: 6.5
“Corriere dello Sport”: 7
“Tuttosport”: 6.5
“Corriere della Sera”: 7
“La Repubblica”: 7
“L’Interista”: 7