E diel, 18 Maj, 2025
7.9 C
Pristina

Gjesti zbulon të vërtetën për marrëdhënien e tij me Eglin dhe e përshëndet me këtë këngë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtari i njohur Gjesti ka folur hapur për raportin e tij me Eglin në një intervistë të regjistruar për emisionin Goca dhe Gra.

I pyetur për marrëdhënien e tyre, Gjesti zgjodhi të jetë i sinqertë, duke e përshkruar situatën si një lidhje me ulje-ngritje duke u shprehur se janë të dy të zënë me punë.

“E kemi një lloj marrëdhënie. Kanihere po ndahem, kanihere po ndreqem. Edhe na i kemi punët tona por e kuptoj ngarkesën,” tha ai, duke reflektuar mbi kompleksitetin e shpirtit të tij dhe mundësitë që ofron jeta artistike.

I pyetur me cilën këngë do e përshëndeste Eglin, ai zgjodhi “E shkuar e harruar”. Kjo zgjedhje e tij tregon një lidhje emocionale dhe simbolike me të kaluarën e tyre dhe faktin që ndjenjat për të kaluarën janë gjithmonë prezente në jetën tonë.

“I kënaqur jam ditën kur t’kam njoft,” duke e shoqëruar deklaratën me një buzëqeshje, ai solli në vëmendje momentet e paharrueshme të njohjes së tyre dhe rëndësinë që ato kanë pasur për karrierën e tij artistike.

Përveç jetës personale, Gjesti u shpreh se është duke punuar në projekte të reja muzikore, që pritet të publikohen së shpejti. Këngëtarët e njohur shpesh janë të angazhuar vazhdimisht në krijimin e materialeve të reja për të mbajtur fresk të interesin e fansave të tyre.

PROMO

Nga Rubrika