E shtunë, 24 Maj, 2025
9.4 C
Pristina

Lola Haradinaj me fjalë prekëse në dasmën e vëllait “Me zemër kjo nate është edhe për ty mam”

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Mbrëmë, në një ngjarje të veçantë të mbushur me dashuri dhe emocion, vëllai i Anita dhe Lola Haradinaj, Learti, i dha fund beqarisë me një dasmë madhështore.

Për këtë natë të paharrueshme me Sabinën, motra e tij, Lola, shprehu me fjalët e saj emocionuese lidhjen e veçantë që ka me vëllain dhe rëndësinë e familjes.

Derisa të gjithë prisnin me padurim për t’u dëshmitarë të këtij momenti të bukur, atmosfera ishte elektrizuese, e mbushur me gëzim dhe dashuri.

Gjatë ceremonisë, Lola u shpreh: “Sonte është një natë që do ta mbaj mend përgjithmonë; momentet më të veçanta të jetës sime. Është e bukur po aq edhe e ndjeshme. Lidhja ime me ty, Leart, është ndryshe. Nuk jam vetëm motra jote, por edhe një dado, mama e shoqe. Unë jam e lumtur pafund për ty dhe Sabinën, për dashurinë tuaj në ditët që do ju vijën pas.”

Për të forcuar emocionin e natës, Lola shtoi: “Këndoj po me zemër këto fjalë dhe kjo natë është edhe për ty, mama. Je engjëlli ynë mbrojtës atje lart.” Këto fjalë të thella preku secilin në atë ambient, duke rikujtuar rëndësinë e lidhjeve familjare dhe kujdesin për ata që na kanë lënë.

Fjalët e saj ishin një përkujtues i bukur se sa e rëndësishme është të ruajmë kujtimet dhe dashurinë për ata që nuk janë më fizikisht me ne.

PROMO

Nga Rubrika