Në një postim të fundit prekës në Instagram, Mariza sjell një reflektim të thellë mbi Ditën e Babait, duke u fokusuar te ata baballarë që vuajnë dhe sakrifikojnë për familjet e tyre.
Ajo thekson se jo çdo Babë festohet në kopshtin e shtëpisë me smile dhe barbecues; disa kalojnë këtë ditë në heshtje, përballë mureve dhe te ndarë nga fëmijët e tyre për shkak të ligjeve që ndajnë familjet.
Mesazhi i saj drejtohet atyre baballarëve që janë quajtur ‘të paligjshëm’ vetëm për shkak se kërkojnë një jetë më të mirë për fëmijët e tyre.
Mariza shpreh mbështetje për ata që janë të ndaluar dhe përdorin emra të rremë vetëm për të dërguar para në shtëpi.
Ajo nënvizon se, pavarësisht pengesave, këta burra janë heronjtë e familjeve të tyre, që kanë sakrifikuar gjithçka për dashuri.
Një përshëndetje emocionuese për fëmijët që mbajnë shenja jashtë qendrave të ndalimit, për ata që e thonë ‘Feliz Día del Padre’ me lotë në sy.
Në një realitet ku ligjet shpesh dështojnë në mbrojtjen e njerëzve, Mariza rikujton se dashuria nuk mund të deportohet dhe dinjiteti s’duhet të merret.
Ajo përfundon me një mesazh shprese:
‘Për çdo baba që lufton të shihet, ne ju shohim. Për çdo fëmijë që vazhdon të mbajë fort, ne ju mbajmë.’
Një thirrje e fuqishme për të gjithë ne për t’i pranuar njerëzit si ata që janë: njerëz me dashuri dhe shpresë./InfoKosova/