E premte, 20 Qershor, 2025
26.7 C
Pristina

Naim Murseli dërgohet në Klinikën e Neurologjisë në QKUK – pritet t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, është dërguar sot në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Telegrafi merr vesh se Murselit pritet t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

Kërkesa për këtë ekzaminim është bërë disa ditë më parë nga mbrojtja e tij, e cila i është drejtuar gjykatës me qëllim që të përcaktohet gjendja mendore e të akuzuarit.

Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, në hyrje të fshatit Bërnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpi së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Për vrasjen e 30-vjeçares janë të akuzuar Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika