E mërkurë, 25 Qershor, 2025
30.1 C
Pristina

Çfarë ndodhi me shtëpinë e parë të Luizit dhe Kiarës? Moderatorja e zbulon hapur

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, menjëherë pas daljes nga Big Brother VIP Albania, zbuluan se ishin duke ndërtuar shtëpinë e tyre të ëndrrave pranë Liqenit të Tiranës.

Por, çfarë ka ndodhur me ëndrrën e tyre?

Pas disa muajsh, çifti mori një vendim të papritur: nuk do të vendoseshin në atë shtëpi. Në një deklaratë të fundit, ata shpjeguan arsyet, duke e quajtur atë ambient shumë të vogël për nevojat e tyre.

Më një postim në rrjetet sociale, Kiara tregoi se shtëpia ishte e bukur, por nuk i ofronte ngrohtësinë që ata dëshironin në jetën e përditshme.

Fansat e çiftit e ndanë mendimin e tyre, duke komentuar mbi vendimin e tyre për të lënë shtëpinë pranë liqenit.

Një ndjekës shprehu entuziazmin e tij për shtëpinë e re që ata kishin zgjedhur: “Shumë bukur, ama shtëpia te Liqeni ishte një mrekulli më vete.” Komentet e ndjekësve flisnin për kontradiktat që ndjenin për një vend që historikisht kishte qenë simbol i luksit dhe komoditetit.

 

Shiko këtë postim në Instagram

 

Një postim i ndarë nga Elona Bakiu (@elona_bakiu)

PROMO

Nga Rubrika