E mërkurë, 25 Qershor, 2025
16.7 C
Pristina

Françeska Murati thyen heshtjen për zjarrin në apartamentin e saj

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pas lajmeve shokuese që qarkulluan në media dhe rrjete sociale për një zjarr të vogël në apartamentin e saj, Françeska Murati ka reaguar publikisht për herë të parë përmes një postimi në Instagram.

Me një video ku shihet duke punuar në banesën e saj, ajo ka dhënë një mesazh qetësues për të gjithë ndjekësit e saj.

“Gjithçka është në rregull,” shkruan Françeska, duke falënderuar nga zemra të gjithë ata që i shkruajtën për të pyetur nëse ishte mirë.

Reagimi i saj është një frymëzim për ata që e ndjekin, duke pasur parasysh se ky incident mund të ketë shkaktuar panik mes fansave të saj.

“Mbështetja juaj më preku shumë. Thjesht të gjithë duhet të jemi pak më të kujdesshëm, mos me hap panik kot me video të tilla,” thotë ajo, duke sqaruar se nuk ka pasur ndonjë rrezik serioz.

“Na tmerruat kot, ishte një zjarr i vogël te kati poshtë që u shua shumë shpejt,” theksoi ajo më tej. Kjo situatë e shkurtër, megjithatë, frymëzoi një debat më të gjerë mbi sigurinë në apartamente dhe rëndësinë e reagimit të shpejtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Franceska Murati (@franceska_murati)

PROMO

Nga Rubrika