E mërkurë, 25 Qershor, 2025
30.1 C
Pristina

Ledri Vula flet për mundësinë e lidhjes me Xhensila Myrtezajn

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ledri Vula, në një intervistë për ‘Pushime on Top’ me Eni Shehun, ka zbuluar thellësisht mendimet e tij rreth lidhjeve në industrinë e muzikës dhe jetës private.

I intervistuar në koncertin e Alban Skënderajt në Milano, Ledri ka qenë i hapur dhe i gatshëm për t’u përgjigjur disa pyetjeve të ndjeshme për jetën e tij personale dhe profesionin.

Një nga pyetjet më pikante të bërë nga Eni ka qenë në lidhje me mundësinë e një lidhjeje me këngëtaren e njohur, Xhensila Myrtezaj. Një pyetje që ka ngjallur shumë interes, duke e bërë këtë moment një nga kulmet e intervistës.

“A do të lidhej me Xhensila Myrtezaj vetëm për ‘zhurmë mediatike’?” ishte pyetja që e detyroi Ledrin të mendojë.

Ai reagoi me një përgjigje të qartë: “Nuk shkon kështu, duket të kesh kimi, dashuri; nuk mund të lidhesh vetëm për fansa apo për showbiz. Pa pasur diçka, nuk mundesh të lidhesh, kukulla nuk jemi.”

Kjo përgjigje tregon qartë se për Ledrin, lidhjet e vërteta janë ato që kanë një bazë të fortë emocionale dhe nuk janë thjesht një shfaqje për publikun.

Aktualisht, Ledri po punon në projekte të reja muzikore, të cilat pritet të dalin së shpejti. Ai ka theksuar rëndësinë e autencitetit dhe sinqeritetit në muzikën e tij, duke i kushtuar vëmendje thelbësore përmbajtjes dhe mesazhit që ai dëshiron të transmetojë përmes këngëve të tij.

PROMO

Nga Rubrika