Ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’, Atilla Kardesh, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimet e tij të fundit, ku shfaqet me këngëtaren e njohur Eva Ndoja.
Në imazhet e publikuara, ata duken të lumtur dhe në harmoni, duke e theksuar se këtij çifti duket se iu krijua një lidhje e veçantë.
Fotot e tyre në rrjetet sociale kanë bërë xhiron e mediave dhe fansave, duke krijuar shumë diskutime rreth këtij relacioni të ri.
Aktualisht, Atilla dhe Eva duken se po shijojnë një periudhë të bukur së bashku, duke kaluar kohë në vende të ndryshme dhe duke ndarë momente të paharrueshme.
Një nga momentet më të veçanta ishte një foto që Eva publikoi në Instagram, ku shfaqej Atilla, megjithëse ajo kishte vendosur të mos e tregonte plotësisht fytyrën e tij, duke e mbuluar me një emoji.
E gjithë kjo ka ngritur pyetje të shumta rreth natyrës së marrëdhënies së tyre. Disa ndjekës mendojnë se mund të jetë një lidhje dashurie, ndërsa të tjerë janë skeptikë, duke pritur një njoftim zyrtar nga ana e tyre.