Fituesja e ‘BBVA’, Egla Ceno ka reaguar fuqishëm përmes një postimi në rrjetet sociale, pas akuzave të Liam Mandiaro se “fituesi” i Big Brother VIP kishte pasur akses në telefon gjatë qëndrimit në shtëpi.
Në një mesazh ironik, Egla shkruan
“Dëgjova që ‘fituesi’ paska pasur telefon! Po, është e vetmja mënyrë që disa të shpjegojnë si humbën përballë dikujt që kishte valë në tru, ndërkohë që atyre nuk u kapte sinjali fare!
‘Fituesi’ fiton! Kush nuk e pranon mund të vazhdojë të bëjë montazhe fake, lajme fake, info fake.”
Ky reagim vjen pas deklaratës së Liam, i cili pretendon se Egla kishte pasur një privilegj të padrejtë në shtëpi dhe se ajo kishte pasur mundësi të fliste me familjen e saj, një akuzë që tronditi bazat e garës.
“Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen,” u shpreh ai, duke shtuar se kjo i dha asaj një avantazh të dukshëm ndaj konkurentëve të tjerë.
Reagimi i Egla-s tregon se ajo është e vetëdijshme për tensionet dhe spekulimet që kanë lindur pas përfundimit të formatit. Një situatë që ndihmon të kuptohet më mirë ndjeshmëria e saj dhe presioni që ka pasur gjatë gjithë eksperiencës së saj në Big Brother.
Shumë ndjekës të tjerë kanë reaguar në mbështetje të Egla-s, duke e pranuar atë si një fituese të merituar që ka kaluar sfida të mëdha dhe ka treguar një performancë të shkëlqyer. Të tjerë, megjithatë, kanë mbajtur qëndrim skeptik për integritetin e garës.