Ilnisa Agolli, gazetarja karizmatike nga Tirana dhe një nga ish-banorët më të spikatur të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, e ka ‘shkundur’ rrjetin social me postimin e saj më të fundit në Instagram.
Ajo ndan me ndjekësit e saj momente nga dita e saj në RTSH, përkrah prezantuesit të njohur, Fjodoraf. Atmosfera ishte plot humor dhe energji, duke treguar edhe njëherë aftësinë e saj për të sjellë pozitivitet dhe argëtim në çdo situatë.
Ilnisa nuk e fsheh se dita në RTSH ishte një përzierje emocionesh të ndryshme. “Shumë qeshëm, shumë kënduam. U bëmë dhe me nerva. Pastaj kërcyem,” shkruan ajo. Një mesazh që tregon jo vetëm përkushtimin e saj ndaj punës, por edhe për sasinë e pasionit që ajo investon në çdo projekt që merr përsipër.
Për të gjithë ata që nuk arritën të jenë në plazhet e ngrohta këtë të diel, sharmi dhe energjia e Ilnisës bëri që ndjekësit e saj të ndiheshin sikur ishin pjesë e kësaj eksperience unike.
Si një figurë publike me një ndikim të madh në kulturën shqiptare, Ilnisa Agolli vazhdon të frymëzojë të rinjtë me punën dhe stilin e saj jetë.
Me çdo postim, Ilnisa nuk sjell vetëm imazhe të bukura, por edhe emocione dhe momente të paharrueshme për ndjekësit e saj që e admirojnë për autenticitetin e saj./InfoKosova/