E hënë, 30 Qershor, 2025
31.2 C
Pristina

Fjolla Morina në spital nga gjendja e rënduar emocionale dhe mbidoza e ilaçeve?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtarja Fjolla Morina ka ngritur shqetësim tek ndjekësit e saj pasi ka ndarë pamje nga një ambient spitalor gjatë natës, pa dhënë asnjë sqarim rreth gjendjes së saj shëndetësore.

Prive  mëson se artistja është hospitalizuar si pasojë e një reagimi ndaj medikamenteve.

Burime të afërta nuk e përjashtojnë mundësinë që Fjolla të ketë konsumuar më shumë ilaçe sesa doza e rekomanduar, çka ka sjellë përkeqësimin e papritur të gjendjes së saj.

Të afërm pranë saj konfirmojnë se këngëtarja e hospitalizuar prej 24 orësh është tashmë jashtë rrezikut dhe po e merr veten nën kujdesin e mjekëve.

Sipas familjarëve, ndonëse momenti ka qenë i vështirë, ajo po përmirësohet.

Ende nuk dihet çfarë ka çuar në këtë gjendje emocionale të rënduar, por pak ditë më parë Fjolla kishte ndarë në rrjete sociale një buqetë me lule, duke lënë të kuptohet se mund të jetë në një lidhje. /Prive/

PROMO

Nga Rubrika