Santiana Maloku, modelja e njohur dhe ish-banore e Big Brother VIP Kosova, është rikthyer sërish si qendra e vëmendjes me postimin e saj të fundit në Instagram.
Në imazhin që ajo ndau me ndjekësit e saj, Santiana shfaqet me një korse që thekson belin e saj të hollë dhe të formësuar, duke rritur kuriozitetin e publikut.
Duke përzgjedhur një kombinim të freskët dhe të guximshëm, Maloku ka vendosur që të nxjerrë në pah linjat e saj perfekte me një fund të shkurtër rozë që i shton hijeshi dhe delikatesë pamjes së saj. E gjitha kjo shoqërohet me një kapelë sportive që thekson natyrën e saj moderne dhe rinore.
Santiana po ecën në hapat e duhur për të mbajtur veten në qendër të vëmendjes dhe për të qenë burim frymëzimi për shumë ndjekës të saj në botën e modës dhe jo vetëm.
Me këtë postim, Santiana vërteton edhe një herë se di si të tërheqë vëmendjen dhe të çmendë rrjetin me pamjen e saj unike. Sa influencuese është ajo në të vërtetë, tregon numri i madh i komenteve dhe pëlqimeve që ky postim ka marrë.
Gjithsesi, një gjë është e sigurt: Santiana Maloku e di se si të qëndrojë në majë të skenës së showbiz-it shqiptar duke sjellë gjithmonë diçka të re dhe të papritur për fansat e saj të mnohëshëm. A është ky vetëm fillimi i një stili të ri rafinuar? Kohës do t’i duhet të dëshmojë./InfoKosova/