Prej disa ditësh, zërat për një krizë dramatike mes çiftit të njohur Fifi dhe Adis Patushi po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke kapur vëmendjen e ndjekësve të tyre.
Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë ndarje apo përçarje të qartë, situata është e tensionuar dhe po krijon debat të gjerë.
Por çfarë i ka ndezur zërat së fundmi? Një postim i fundit i Adisit në Instagram ka ngritur më shumë dyshime se sa ka dhënë përgjigje. Ai ka ndarë disa vargje të ndjera nga poeti i mirënjohur Agim Doci, të cilat kanë bërë që ndjekësit të spekulojnë edhe më shumë për marrëdhënien e tij me Fifi.
Vargjet që Adisi ka ndarë janë: “Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë Vetëm më iku, jeta e tërë…”
Këto fjalë të thella dhe emocionale kanë shqetësuar fansat, të cilët e shohin çiftin si një simbol të dashurisë dhe dashurisë së ndërsjelltë. E kaluara e çifti është e mbushur me momente të bukura, duke ndarë çdo hap të jetës së tyre me ndjekësit, por tani heshtja është ajo që mbizotëron.
Fifi nuk ka reaguar publikisht për vargjet e Adisit, ndonëse mungesa e postimeve të përbashkëta të çiftit ka nxitur thashetheme dhe spekulime. Ndjekësit shprehin shqetësimin e tyre për atë që mund të ndodhi, duke e parë çiftin si një model për marrëdhënie të shëndetshme, që tani është duke u sfiduar nga situata aktuale.