Anaid Kaloti, figura e njohur nga reality show-t, ka reaguar sot në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, ku shpërthen (sërish) ndaj dy ish-banorëve të BBVA4 – Gjestit dhe Eglit.
Pas një postimi të mëhershëm që aludonte për një ngjarje të ndodhur në hotel “Sheraton” dhe për hipokrizinë e disa çifteve që simulojnë dashuri për vëmendje, Anaidi shpesh përballet me reagime nga Gjest dhe Egli, të cilët e kritikojnë ashpër.
Reagimi i fundit nga Gjesti, i cili e quajti Anaidin “zemërprishur”, dhe thumbimi i Eglit, për të cilin tha se “nuk merret me fshatarë”, flasin për një tension të jashtëzakonshëm mes të treve.
Duke u rikthyer tek tema e ndjeshme, Anaidi e rrit intonacionin e tij duke përdorur tone të forta dhe ironi therëse për dy ish-banorët.
Ai duket se ka përmendur “fabulën me pesë dëshmitarë”, që sipas tij përfshin Gjestin, Eglin, menaxherin e tyre dhe dy persona të tjerë, duke lënë të kuptohet se ka ndodhur diçka që publiku ende nuk e di.
Me këtë narrativë, Anaidi e cilëson gjithë historinë e çiftit si të fabrikuar dhe akuzon ata për aktrim e manipulim publik vetëm për të mbajtur vëmendjen e ndjekësve.
Ai thekson se ka qenë gjithmonë aty për t’i ndihmuar dhe mbrojtur në kohë të vështira, por tani i paraqet ata si mosmirënjohës.
Për Eglin, thotë se është “mbretëreshë e heshtjes” që “ka sakrifikuar gjithçka për këtë histori”, ndërsa për Gjestin përdor ironi të hidhur përborxhet e tij dhe energjinë elektrike, duke e bërë paralel me famën e fituar në publik.
Në përfundim, Anaidi e përfundojë me një shprehje ironike për reagimin e tyre ndaj rrëfimit të tij të djeshëm, duke thënë: “Në 2025 vetëm chat-gpt mund të trillojë histori kaq të dobët.”
Përplasja virtuale mes ish-banorëve të BBVIP Albania duket se sapo ka hyrë në një fazë të re.
A do të ketë sërish kundërpërgjigje nga Gjesti dhe Egli?