Modelja e njohur, Alba Vukaj, njëherësh ish-banore e BBVK2, ka pasur një ditë të veçantë sot.
Kjo ditë ka marrë një ngjyrim të veçantë për të, pasi nga tani e tutje do të ketë makinën e saj personale, të cilën ia ka bërë dhuratë vetes.
“Krenare me veten për blerjen e veturës sime. Puna e madhe shpaguhet”, ka shprehur Alba në një postim të saj në Instagram.
Bëhet fjalë për një Range Rover Velar, një model luksoz që i përket markës britanike Land Rover.
Ky model është shumë i njohur për dizajnin e tij minimalist dhe pamjen tejet mahnitese.
Me teknologjinë moderne që ofron në brendësi, Range Rover Velar ofron një përvojë unike për çdo udhëtar.
Imazhi që Alba ka postuar në rrjetet sociale shfaq dhe emocionin e saj lidhur me këtë arritje të madhe në jetën e saj.
Kjo blerje është një dëshmi e punës së saj të palodhur dhe suksesit në industrinë e modelingut.
Ne ju inkurajojmë të ndani mendimet tuaja mbi këtë arritje të saj. Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!