Gjatë ditëve të nxehta të verës, hidratimi i trupit është thelbësor – dhe nuk vjen vetëm nga uji që pini.
Shumë lloje frutash dhe perimesh janë të pasura me ujë dhe elektrolite që ndihmojnë në luftimin e dehidratimit, ndërsa njëkohësisht i japin trupit vitamina, minerale dhe fibra.
Me ardhjen e verës, shumë të rinj dhe të rritur përballen me problemin e dehidratimit.
Temperaturat e larta shpesh thonë fjalën e tyre, duke e bërë të domosdoshme ruajtjen e një niveli optimal të ujit në trup.
Më poshtë janë 10 opsione natyrale që ndihmojnë në freskimin dhe hidratimin e trupit:
– Kastraveci
Përmban rreth 96% ujë dhe është një nga perimet më hidratuese.
Kombinimi i kastravecit në sallata, smoothie apo si snack është një mënyrë efikase për të mbajtur trupin të hidratuar.
– Luleshtrydhet
Me rreth 91% ujë, këto fruta të ëmbla janë të pasura me vitaminë C.
Ato janë shumë të përshtatshme për hidratim dhe mund të shërbejnë si një snacks në ditët e ngrohta verore.
– Domatet
Me mbi 94% ujë, domatet janë ideale për sallata të ftohla verore.
Ato gjithashtu përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit tuaj.
– Pjepri
Përmban rreth 90% ujë dhe është i pasur me kalium, duke ndihmuar në balancimin e elektroliteve në trup.
Ky frut është i përsosur për t’u konsumuar i ftohtë si një prerje freskuese.
– Selinoja
Ka rreth 95% ujë, është shumë e ulët në kalori dhe ndihmon në tretje dhe pastrimin e trupit.
Kjo është një përzgjedhje e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të mbesin të shëndetshëm dhe të hidratuar.
– Portokalli
Përveç vitaminës C, përmban mbi 85% ujë dhe është një zgjedhje e shkëlqyer për të qëndruar të freskët në vapë.
Shijes së tij të ëmbël dhe të njomë ia vlen t’i jepni një vend në dietën tuaj të përditshme.
– Rrushi
I ëmbël, i pasur me ujë dhe freskues.
Rrushi mund të konsumohët i ftohur ose i ngrirë për një snacks të shëndetshëm.
– Ananasi
Ka enzima që ndihmojnë tretjen dhe një përmbajtje të lartë uji.
Ananasi shkon mirë në smoothie ose sallata dhe është një zgjedhje ideale për t’u konsumuar në ditët e nxehta.
– Marule jeshile (Iceberg)
Me rreth 95% ujë, është perfekte për sanduiçë, tortilja apo sallata të freskëta verore.
Përveç se është hidratues i shkëlqyer, ajo ofron gjithashtu fibra të rëndësishme për trupin.
Këto ushqime jo vetëm që ju ndihmojnë të përballoni temperaturat e larta, por janë edhe alternativa të shëndetshme për hidratim natyral gjatë verës.
Prandaj, të mos harroni të përfshini këto frutat dhe perimet në dietën tuaj për të siguruar një verë të bukur dhe të freskët.