Web Analytics
E hënë, 4 Gusht, 2025
18.1 C
Pristina

Momenti kur Dua Lipa “nervozohet” në Sunny Hill, e kthen mbrapsht duksin që iu hodh në kokë (VIDEO)

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po qëndron edhe në natën e tretë dhe të fundit të festivalit me nam ndërkombëtar “Sunny Hill”.

Asaj i ka ndodhur një moment i pazakontë, i cili siç duket ia ka prishur paksa qejfin Duas.

Në bazë të një videoje të publikuar nga mediumi ATV, shihet se teksa mbështetësit Duas, e cila po qëndron në zonën VIP, i hudhin gjësende për autograf, në një moment goditet në kokë me bluzë.

Kësisoj, ajo merr bluzën që e goditi dhe ia kthen mbrapsht “pronarit”.

Sunny Hill Festival, një ngjarje e cila tashmë është kthyer në një emër famëmadh në skenën muzikore, ka qenë vendi ku Dua shpalosi gjithë talentin e saj. Ky festival është më shumë se një koncert – është një forum i bashkimit kulturor ku artistët si Dua Lipa demonstrojnë fuqinë e muzikës për të sjellë njerëzit së bashku.

Ngjarjet si Sunny Hill u japin artistëve shqiptarë një platformë për të treguar talentin e tyre, dhe për të dëshmuar se kultura jonë ka shumë për të ofruar. Ndjekësit janë të ngazëllyer për çdo paraqitje të Duas, jo vetëm për muzikën, por edhe për lidhjen që ajo krijon me fansat e saj.

Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!/InfoKosova/

PROMO

Nga Rubrika