Web Analytics
E diel, 10 Gusht, 2025
23.4 C
Pristina

Tre persona rrahin Shpat Kasapin, kjo është gjendja e këngëtarit

Një aheng familjar në restorantin “Grand Events” në Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka mbetur i sulmuar bashkë me Albin Kasapin.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktimat janë Shpat Kasapi rreth 40-vjeçar dhe Albin Kasapi rreth 47-vjeçar, të cilët kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga Feim Kicaj rreth 62-vjeçar, Bledar Kicaj rreth 36-vjeçar dhe Blerim Kicaj rreth 29-vjeçar.

Njëri prej të lënduarve ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia ka shoqëruar në stacion të dyshuarit dhe viktimat për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Bledar dhe Blerim Kicaj janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet më tej nga autoritetet kompetente. /Prive/

Shprehni mendimin tuaj mbi këtë ngjarje! A mendoni se situata e dhunës po rritet me shpejtësi? **Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!**

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

PROMO

Nga Rubrika