Web Analytics
E hënë, 18 Gusht, 2025
18.8 C
Pristina

Ish-shoku i ngushtë shpërthen ndaj Gjestit: “Të të vijë turp”

Pas polemikave të fundit që nisën nga deklaratat e Gjestit mbi ndalimin e publikimit të muzikës së tij të re nga distributori i mëparshëm, Onima, reagime të forta kanë ardhur edhe nga ish-shokë e bashkëpunëtorë të tij.

Njëri prej tyre, muzikanti Alberati, ka zgjedhur rrjetet sociale për të bërë një denoncim të hapur ndaj veprimeve të Gjestit.

Në një story të publikuar në Instagram, Alberati thotë se sjellja e Gjestit nuk është e re:

“Veprime të njëjta i ke bërë edhe në të kaluarën, siç e kam përmendur edhe në intervistë (ku më është nxjerrë arma për ty). Për çështjen e kanalit të YouTube-it, këtë e ke bërë me mua, me palën e dytë, e ke përsëritur me palën e tretë dhe sot po e përsërit prapë.”

Më tej, ai ironizon deklaratën e Gjestit se po i bëhej një padrejtësi:

“Të gjithë paskemi qenë të padrejtë me ty? Kërkoju falje të gjithëve që të kanë ndihmuar, posaçërisht ekipit tënd menaxhues dhe njerëzve të tu, të cilët po i detyron të bëjnë marrëzi të tilla, sepse ata janë më burra se ti.”

Alberati thekson se kritikat e tij lidhen edhe me mënyrën se si Gjest ka komentuar për Onima-n dhe drejtorin Erkandin, duke e cilësuar sjelljen e tij si gënjeshtër dhe jo respekt për industrinë:

“Duhet të të vijë turp që sillesh në këtë mënyrë me Erkandin, i cili ka vite punë më shumë se ti. Këta janë njerëzit që nxjerrin në pah punën e artistëve. Dhe turp për ty që gënjen pa ndalur dhe i përlyen të gjithë njerëzit e industrisë. Por i tillë je, të pëlqen të publikosh 2-3 këngë dhe të marrësh kanalin gati për të vazhduar vetëm.”

PROMO

Nga Rubrika