Web Analytics
E mërkurë, 3 Shtator, 2025
25.3 C
Pristina

E hoqën nga Instagrami, ish banorja e BBVA reagon ashpër

Gazetarja e njohur, Ledjona Xheladinaj, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke e shprehur hapur neverinë e saj për mënyrën se si disa individë e paraqesin jetën e tyre online.

Në një postim të fundit në “Instastory”, ajo thekson se shumë persona shesin një imazh të përrallshëm, ndërsa në realitet përballen me vështirësi financiare, duke mos arritur të mbulojnë shpenzimet deri në fund të muajit.

Ky postim ka shkaktuar një valë reagimesh, ku Ledjona gjithashtu ka kërkuar që të mos i dërgohen mesazhe, pasi ndjehet e shqetësuar nga situata aktuale.

Pasi ka ndarë mendimet e saj, ajo ka zbuluar se pas këtij reagimi, disa ndjekës në Instagram e kanë hequr atë nga lista e tyre të ndjekësve, duke bërë ‘unfollow’ në profilin e saj.

Megjithatë, Ledjona ka shprehur se nuk e shqetëson aspak ky veprim dhe se ndjehet e lirë për të shprehur mendimet e saj pa frikë.

“Më paskan bërë UNFOLLOW pas statusit. Hey SIRI, si i thonë shqip ‘Nuk na plas hiç’”, ka shkruar ajo, duke theksuar se nuk do të ndalet në shprehjen e mendimeve të saj.

Ky reagim i saj ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e mbështesin për guximin e saj për të folur hapur për realitetin e jetës online.

Ledjona Xheladinaj, si një figurë publike, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, duke sjellë një perspektivë të re mbi presionet që ndjekësit e saj përballen në botën e mediave sociale.

PROMO

Nga Rubrika