Sipas “Transfermarkt”, formacioni ideal, i përbërë nga 11 blerjet më të shtrenjta të Serie A, merkaton e kësaj vere, kap vlerën e afër 300 milionë eurove. Theksojmë se bëhet fjalë vetëm për transferime të kësaj vere, ndryshe do të ishte përfshirë edhe Ricci i Milanit, i cili u ble qysh në janar te Torino.
Ja ky top-formacion:
Portier: Milinkovic-Savic
Mbrojtja: Gutierrez, Beukema, Wesley, De Winter
Mesfusha: El Aynaoui, Jashari, Conceiçao, Lang
Sulmi: Nkunku, Piccoli
Megjithatë, shumica e tyre nuk janë titullarë të sigurt në skuadrat ku kanë mbërritur. Milinkovic-Savic konkuron me Meret. Gutierrez do të rivalizojë me Olivera; Beukema ende jo i garantuar në formacionin statues të kampionëve. De Winter po fiton hap pas hapi hapësirë, ndërsa Wesley duket i sigurt në krahun e djathtë të Romës.
Jashari do të mungojë disa javë për shkak të dëmtimit; El Aynaoui duhet të bindë Gasperinin. Lang aktualisht është zëvendësues luksi te Napoli, Conceiçao po luan titullar te Juve, por Zhegrova dhe Openda mund t’ia marrin vendin. Nkunku duket titullar te Milani, ndërsa Piccoli vjen në hierarkitë vjollcë pas Moise Kean.