Xheneta Fetahu, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, ka ndezur thashethemet për një fejesë të mundshme, duke publikuar një kontratë martese dhe një unazë në rrjetet sociale që në korrik.
Gjatë një interviste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ajo ndau detaje të reja për lidhjen e saj, duke theksuar se partneri i saj është një person i zakonshëm dhe preferon të mbetet jashtë vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.
“Ai është një fytyrë publike, por do ta zbulojmë me kohë. E kuptoj që do të më lidhin me persona të ndryshëm, por unë nuk e dua që ai të jetë në qendër të vëmendjes, as të ketë profile në rrjete sociale,” shprehet Xheneta.
Ajo gjithashtu komentoi marrëdhënien e saj me Lumbardh Salihun, me të cilin ishte përfolur për një lidhje më të ngushtë se miqësia.
“Me Lumbardhin jemi miq. I kemi sqaruar hatërmbetjet që kishim, ndërsa unë dhe partneri im jemi në rregull,” tha ajo, duke sqaruar se marrëdhënia e saj me Lumbardhin është e pastër dhe pa keqkuptime.
Xheneta ka qenë nën vëmendjen e mediave për muaj me radhë, dhe këto deklarata vijnë si një konfirmim i lumturisë së saj në krah të partnerit, i cili preferon të mbetet jashtë skenës publike.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ajo do të zbulojë identitetin e partnerit të saj, apo nëse do të vazhdojë ta mbajë këtë lidhje në hije.