Këngëtari i njohur Vedat Ademi, gjatë një lidhjeje përmes “Skype” në emisionin “S’e Luan Topi” nga Nju Jorku, ka ndarë detaje rreth jetës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndjenjave për atdhenë, dhe planet e tij për të ardhmen.
Vedati shprehet se vendimi për t’u larguar nga Tirana ishte i vështirë pas një karriere të gjatë muzikore të krijuar në Shqipëri.
Ai ka lindur në Mitrovicë, por për të është Tirana shtëpia e dytë, ku ka kaluar vitet më të bukura të jetës së tij.
Në emision, ai shprehet me nostalgji për kohën e kaluar në atdhe dhe shprehet se shpreson të kthehet në Shqipëri dhe të nisë një kapitull të ri në jetën e tij atje.
Ademi tregon se ka marrë pasaportën amerikane dhe se gjërat po bëhen më të vështira me fëmijët e tij, duke përmendur aktivitetet dhe angazhimet e tyre në SHBA.
Megjithatë, ai shton se investimi në karrierë dhe muzikë ishte një sfidë e madhe dhe vendimi për t’u larguar nuk ishte i lehtë.
Tani, ai është rikthyer në botën e muzikës, duke shfaqur dëshirën për të vazhduar të krijojë muzikë që e ndjen për veten e tij.
Shiko Videon: