Web Analytics

A di gjë Luizi që do të martohet të shtunën? Kiara Tito jep përgjigjen e papritur!

Botuar nga: InfoKosova

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kurorëzojnë dashurinë e tyre të shtunën në mbrëmje, në finalen e madhe të “Big Brother VIP 2”, me një dasmë speciale.

Një natë para momentit të rëndësishëm, Kiara tregon në “Më lër të flas” detajet e ceremonisë. Moderatorja thekson se edhe Luizi është në dijeni, pasi dasma nuk mund të bëhet pa pëlqimin e të dyja palëve.

“Nesër do jetë ceremonia.

Do vulosim martesën tonë, pastaj do bëjmë një dasëm të madhe në stadium ku do i ftojmë të gjithë.

Luizi e di që do bëhet ceremonia.

Ka qenë një dëshirë e jona.

Duam t’i japim një kënaqësi publikut që na ka ndjekur për 4 muaj.”– tha Kiara.

Të FUNDIT