E shtunë, 9 Nëntor, 2024
14.4 C
Pristina

A do të lidhej me Romeon po të hynte sërish në BBV? Ja si përgjigjet Heidi

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duro ka qenë Heidi Baci.

Ajo njihet për karrierën e saj si modele, pjesëmarrjen në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe së fundmi edhe si opinioniste në “Goca & Gra.

Si fillim Heidi foli për rrugëtimin e saj profesional ndër vite, ku një nga më të rëndësishmet dhe ajo eksperiencë që e bëri atë më të dashur për shqiptarët ishte BB VIP 3.

E pyetur nëse është bërë pishman për këtë pjesëmarrje, ajo u përgjigj:

“Jo, nuk jam bërë pishman.

Jam gjithsesi e lumtur për rrugëtimin tim, sepse kam dashuri kështu që mua më pëlqen aktualisht.

Nuk është ashtu siç duket.

Do shumë përgjegjësi jeta e përditshme.”

A ishte zgjedhja e duhur për të dhe çfarë do të kishte bërë ajo ndryshe në BBV nëse do të rifutej (ërfshirë romancën me Romeo Veshaj)?

“Shumë e bukur si eksperiencë.

Patjetër që do ta ribëja.

Çdo gjë që kam bërë në jetën time do ta ribëja.

Unë kjo jam, kështu që nuk dal dot nga karakteri.

Nuk dal dot nga vetja.

Kam qenë shumë tolerante, por unë kështu jam.

Kështu është.”

E mendonte ajo veten fituese?

“Jo! E mendoja veten shumë të fortë.

Lojëtare shumë të fortë, por nuk e shikoja.

Shumë të fortë se gjithsesi kam mbajtur balancën.”

E ndjente se ishte një personazh që publiku e pëlqente?

“Po, u bë e qartë në një moment.

Nga mesazhet e “Big Love”, nga të gjithë personazhet që vinin nga jashtë.”

Nga Rubrika