E shtunë, 31 Maj, 2025
12.7 C
Pristina

A është e vërtetë që ka pasur konflikte me Olsën? Alaudini habit me përgjigjen!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Prezantuesi i ‘Big Brother VIP Kosova’, Alaudin Hamiti, ka zhvilluar një bisedë interesante virtuale me ndjekësit e tij në llogarinë e tij sociale.

Pjesëmarrësit në këtë bisedë e pyetën atë për diçka që ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik: a ka pasur ndonjë përplasje me producente Olsa Muhametin? Hamiti mohoi kategorikisht këto zëra, duke sqaruar se marrëdhëniet mes tyre janë të shkëlqyera.

“Nuk kemi pas konflikte aspak, jemi në vrullin e punës, kemi strese të ndryshme, por konflikt nuk kemi pasur ende,” tha ai, duke treguar se fokusimi në punë është prioriteti i tij.

Kjo deklaratë erdhi për të qetësuar ndjekësit e shqetësuar nga thashethemet e fundit.

Në botën e mediave dhe reality show-ve, është e zakonshme që spekulimet të bëhen shpejt. Hamiti doli në mbrojtje të bashkëpunëtorëve të tij duke theksuar se ndërsa ka pasur shumë diskutime në prapaskenë, ato nuk janë aspak armiqësore.

Kujtojmë se Olsa Muhameti ka qenë një figurë kyçe në edicionin e kaluar të ‘Big Brother’, ku ajo shërbeu si producente e këtij formati të njohur. Roli i saj ka qenë tane  duke e bërë programin një hit të padiskutueshëm mes audiencës.

PROMO

Nga Rubrika