Pas shtatë vitesh mungesë, Stine u rikthye para publikut mbrëmjen e djeshme në Këngën Magjike.
Ai do të marrë pjesë me këngën “E treta e vërteta”, e cila pa diskutim do të kthehet në hit ashtu si çdo këngë tjetër e tij.
Para performancës, moderatori i programit Ardit Gjebrea e ngacmoi Stinen duke e pyetur se në çfarë situate ishte ai sa i përket dashurisë.
Pjesë nga biseda:
Ardit Gjebrea: Si i ke punët me dashurinë, sa për merak pyes…
Stine: Tani, në këto momente?
Ardit Gjebrea: Po!
Stine: Mirë, shumë mirë.
Marshallah!
Ardit Gjebrea: Ti gjithë jetën i ke pasur mirë, po për këto momente po flas…
Më pas, gjatë lojës, Stine konfirmoi edhe një herë:
“Jam i dashuruar, kam nusen në shtëpi”.
Kohë më parë, Stine dhe partnerja e tij u bënë pjesë e mediave rozë pas një ndarjeje që të dy e konfirmuan publikisht, tashmë ajo kohë ka mbetur pas.