E diel, 8 Dhjetor, 2024
-1.7 C
Pristina

A jeni një perfeksionist? Një shqyrtim mbi njerëzit që hanë thonjtë dhe karakteristikat e tyre

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Zakoni i keq i ngrënies së thonjve është i përbashkët për shumë njerëz.

Por, çuditërisht shkencëtarët thonë se të tillët, janë shumë kreativë dhe profesionistë, nuk mund të rrinë dot në një vend pa kryer diçka.

Sipas studimeve të botuara në revistën “Journal of Behavior Therapy and Experimental Psychiatry Attention”, të gjithë ata që hanë thonjtë, kruajnë kokën, pickojnë lëkurën e tyre apo bëjnë veprime të tjera të përsëritura të tilla, nuk duhet të shqetësohen.

Sjelljet e tilla të përsëritura që bëjmë shpesh, në dukje si të shpifura, shkaktojnë në fakt një përfitim mbi trurin. Këto veprime funksionojnë si një mekanizëm për të ndihmuar individët të menaxhojnë stresin dhe ankthin që ndiejnë në jetën e përditshme.

Prandaj, koha kur ata duhet të rrinë diku të ulur e të presin, nuk është thjesht çështje mërzie apo çrregullime të humorit, kjo sjellje do të thotë për ta humbje e madhe kohe dhe këtë stres të akumuluar ata mundohen ta çlirojnë duke u marrë me diçka, siç është ngrënia e thonjve për shembull.

“Ne besojmë se njerëzit me këtë lloj sjelljeje të përsëritur mund të jenë perfeksionistë, çka do të thotë se ata janë të paaftë për t’u rehatuar apo performuar në një ambient normal për njerëz të tjerë,” tha profesor Kieron O’Connor nga Universiteti i Montrealit.

Kjo kërkesë për përsosmëri i bën ata të ndihen të frustrarë dhe të padurueshëm, sidomos kur ata nuk arrijnë qëllimet ose standardet e larta që vetë i vendosin. Perfeksionistët përjetojnë gjithashtu nivel të lartë të stresit dhe mërzisë nëse ndihen se nuk po arrijnë të bëjnë gjërat siç duhet.

Përse duhet t’i jepni fund ngrënies së thonjve? Arsyet për të gjetur një zgjidhje, për të mos ngrënë më thonjtë, janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme. Para së gjithash, duart me thonjtë e ngrënë nuk janë aspak estetike; duke shmangur këtë zakon, do të rrisni vetëbesimin dhe do të ndiheni më mirë në shoqëri.

Një rrezik tjetër që lidhet me ngrënien e thonjve është shfaqja e infeksioneve, pasi mikrobet mund të kalojnë me lehtësi nga duar të papastra në gojë, duke shkaktuar probleme shëndetësore. Rreziku i dytë është ai i problemeve me dhëmbët, pasi lidhja midis thonjve të ngrënë dhe dëmtimit të dhëmbëve është jashtëzakonisht e qartë.

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se ngjashmëria e dukjes me thonjtë e deformuar mund të sjellë shqetësime emocionale dhe psikologjike. Ndaj, ndalimi i këtij zakoni mund t’u sjellë individëve jo vetëm përfitime shëndetësore, por edhe një përmirësim të përgjithshëm të mirëqenies së tyre psikologjike.

Pra, nëse e gjeni veten duke ngrënë thonjtë ose duke injoruar shëndetin tuaj për shkak të përkushtimit ndaj perfeksionizmit, është koha të bëni një ndryshim. Këtu kanë ndikim shumë strategji si meditimi, ushtrimet fizike, ose gjetja e aktiviteteve alternative që mbajnë duar e mendje të angazhuara, duke ndihmuar kështu në uljen e niveleve të stresit dhe ankthit.

PROMO

Nga Rubrika