Reperin Fero e kemi parë të tërhiqet nga muzika për t’iu përkushtuar fesë dhe familjes, duke lënë pas karrierën që e bëri një nga artistët më të pëlqyer shqiptar.
Megjithatë, një sinjal i ri për një rikthim të mundshëm ka ardhur nga kolegia e tij, Dafina Zeqiri, e cila ka zgjuar interesimin e fansave me një veprim të papritur.
Së fundmi, Dafina ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke kënduar një nga këngët më të njohura të Feros.
Ky moment i veçantë ka mjaftuar që fansat të ngrenë pikëpyetje mbi mundësinë e një rikthimi të tij në skenën muzikore, pas një periudhe të gjatë të heshtjes artistike.
Ende nuk ka një reagim nga vetë Fero mbi këtë veprim të Dafinës, por ky akt ka ngjallur shpresa te ndjekësit e tij, të cilët për një kohë të gjatë kanë pritur një rikthim të reperit në muzikë.