E hënë, 11 Nëntor, 2024
1.8 C
Pristina

Abdixhiku: Kur zihen në biseda me terroristë nga veriu, fajësojnë luftën hibride

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj publikimit të bisedave telefonike mes shefes së deputetëve të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila, dhe Milan Radojçiq, figurë e lidhur me krimin në veri të vendit.

“Kur kapen në biseda telefonike me terroristë dhe kriminelë të veriut, dhe atë në bashkërendim të votimit parlamentar për interesat e pensionit të veteranëve, fajësojnë luftën hibride,” deklaroi Abdixhiku gjatë një takimi konsultativ me 209 asamblistë të LDK-së.

Abdixhiku shtoi se qeveria aktuale sulmon çdo person apo institucion që nxjerr në pah të vërtetat për mënyrën se si është drejtuar vendi.

“Jemi dëshmitarë të përplasjeve të tyre të vazhdueshme me çdo aktor të rëndësishëm në vend, dhe veçanërisht të sulmeve ndaj çdo trupi që shpërfaq të vërtetat e këtyre katër viteve. Kur kapen në afera korruptive, në vend që të përballen me drejtësinë, ata sulmojnë Prokurorinë dhe organet e tjera ligjore,” u shpreh Abdixhiku.

Nga Rubrika