Web Analytics

Abdixhiku: Me analizimin e rastit të dy Gjermanive e kuptova që Kurti nuk e ka idenë për dialog

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e ka konsideruar kryeministrin Kurti si një person jo të përgatitur për dialogun me Serbinë.

Në RTV Dukagjini, Abdixhiku thotë se e kuptoi që Kurti nuk ja ka idenë dialogut kur ky i fundit pranoi marrëveshjen e normalizimit me shumë të meta.

Për këtë Abdixhiku thotë se ka krahasuar rastet me normalizimin që kanë bërë dy gjermanitë.

“Kam analizuar relacionet e normalizimit mes dy gjermanive.

Pjesa e parë e marrëveshjes Kosovë-Serbi është copy-paste nga marrëveshja mes dy gjermanive pos në një rast.

Gjermanitë e kanë ballafaqimin me të shkuarën, Kosova e ka tejkalimin e së shkuarës”.

“Këtu më kanë lindur dyshimet e para se kryeministri Kurti nuk e ka fortë idenë për dialog.

Pra ai është shumë i dhënë pas popullizmit, derisa në përmbajtje është dukë bërë dëm të madh”.

I pari i LDK-së thotë se një tjetër çështje problematike ishte që ne si Kosovë për herë të parë pranuam që të mos paragjykohet statusi i Kosovës.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i interesuar të bashkëpunoj dhe se nuk po e kupton një pjesë të procesit të dialogut.

“Kurti nuk është i interesuar të bashkëpunoj, as nuk është i interesuar të marrë mendime, kam kuptuar që as nuk po kupton një pjesë të madhe të procesit të dialogut dhe punëve që po futet andej”, ka thënë Abdixhiku./Telegrafi/

Nga rubrika