Dortmundi fitoi në shtëpi ndaj Celtic, me gjermanët që triumfuan 7-1 ndaj kundërshtarëve në Champions League.
Një fitore shumë e rëndësishme për verdhezinjtë, të cilët falë këtij rezultati mbajnë vendin e parë në grup me 6 pikë.
Në këtë ndeshje një prej protagonistëve ishte edhe Karim Adeyemi.
Ky i fundit arriti të shënonte tripletë, duke udhëhequr të tijtë drejt fitores.
Menjëherë ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa shihet me topin e ndeshjes. Në foto nuk ka nguruar të shkruajë edhe shqip.
“Flm o bir”, shkruan Adeyemi në postimin e tij ku një prej firmave shoqërohet me “Ta ha zemrën”.
Sigurisht që lidhja e tij me shqipen nuk është e rastësishme, por vjen për shkak të partneres së tij shqiptare, këngëtarja Loredana.