E hënë, 16 Qershor, 2025
27.8 C
Pristina

Adrian Gaxha kapet ‘mat’ me të dashurën në pushime!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Prej kohësh larg projektorëve dhe skenës muzikore, këngëtari Adrian Gaxha, duket se ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të tërhequr vëmendje, këtë herë jo me një hit veror, por me një “pushim romantik” në jug të Shqipërisë.

Këngëtari i njohur dhe një zakonisht i pranishëm në skenën mediatike, është fotografuar së fundmi duke shijuar momente me një vajzë të panjohur.

Kjo situatë ka zgjuar kuriozitetin e fansave të tij, të cilët janë të etur për të zbuluar më shumë rreth kësaj lidhjeje të mundshme.

Fotot e Gaxhës dhe vajzës misterioze tregojnë momente të afërta, me buzëqeshje të ndërsjella dhe një atmosferë relaksi që tregon se ata po kalojnë një kohë të këndshme së bashku.

Ky imazh i tyne ka bërë që ndjekësit e tij të speculojnë mbi një lidhje të re romantike, duke e bërë atë një nga temat më të diskutuara në mediat sociale.

Megjithatë, asnjë konfirmim i qartë nga Gaxha për statusin e tij sentimental nuk ka dalë, duke i lënë fansat në dyshime.

Me rritjen e kuriozitetit dhe diskutimeve rreth Gaxhës, është e qartë se ai mbetet një figurë interesante në skenën muzikore shqiptare. A do të ndajë ai më shumë detaje në lidhje me këtë “pushim romantik”? Koha do ta tregojë, por për momentin, misteri rreth jetës së tij private vazhdon të mbetet i hapur dhe i intrigueshëm.

PROMO

Nga Rubrika