E premte, 4 Korrik, 2025
21.8 C
Pristina

Aktori i njohur i humorit në BBVA5?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

I ftuar në një studio televizive, ka qenë aktori i njohur Salsano Rrapi.

Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij të gjatë në televizion, në moderim po ashtu edhe në aktrim, dhe ka treguar gjithashtu linjën e tij të jetës duke e rrëfyer në mënyrën më të veçantë.

Ne një moment gjatë intervistës, Visjani e pyeti në lidhje me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother VIP” në edicionin e pestë dhe Salsano u përgjigj duke thënë se: “Unë kur e shoh BBV është shumë tunduese, sidomos kur aty ka debate. Mendoj se po të isha unë aty do thoja këtë, pra do të reagosh. Në përgjithësi, unë nuk rri dot larg njerëzve të mi të dashur dhe miqve të mi.”

Aktori foli për ritualet e tij të përditshme, të cilat i japin gëzim jetës së tij. “Kam një ritual shumë të mirë dhe ma mbushin jetën me gëzim, përpos halleve që kemi. Plus që kur hyn aty brenda, çfarë nuk thuhet jashtë. Fillojë fantazitë, kur ti nuk je pastaj ato vazhdojnë edhe katër muaj, ndërsa kur je e ndryshe,” tha ai.

Salsano Rrapi, i njohur për humorin e tij, ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si diskutimet në BBV shpeshherë kalojnë kufijtë e respektit. “Mendoj se episodet e debatit shpeshherë janë tejet intense dhe dalin jashtë çdo kufiri normal. E kuptoj që është një lojë, por të jesh atje për disa muaj dhe të përballesh me ato emocione është diçka tjetër,” theksoi ai.

Pjesëmarrja në një reality show si Big Brother të kërkon të jesh i hapur dhe të pranosh çdo situatë që vjen.

PROMO

Nga Rubrika