E enjte, 10 Prill, 2025
5.4 C
Pristina

Alba flet sinqerisht për jetën pas ndarjes nga bashkëshorti

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Konkurentja e ‘Ferma VIP’, Alba Pllozhani ka ndarë detaje nga jeta e saj personale.

Ajo ka folur hapur për ndryshimet e mëdha në jetën e saj pas ndarjes nga bashkëshorti tre vite më parë. Duke reflektuar mbi këtë periudhë të vështirë, Alba ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së ekuilibrit emocional dhe zbulimin e vetvetes.

“Një periudhë prej 2-3 vitesh i kam pasur eksperimente, sepse para 3 vitesh ndryshuan shumë gjëra në jetën time. Kisha një lidhje shumë afatgjatë, isha në martesë dhe shkova në ndarje. Pas ndarjes qëndrova një periudhë kohe atje, për të stabilizuar pak veten,” shprehet ajo me sinqeritet.

Alba e shqipton se periudha e ndarjes ishte një mundësi për të eksploruar identitetin e saj. Ajo ka përjetuar ndjenja të ndryshme dhe ka bërë zgjedhje që e kanë ndihmuar të shijojë çdo moment në mënyrë më të plota.

Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e marrjes së vendimeve në jetën e saj nga një pozicion i fortë emocional. “Se po të merrja ndonjë vendim, mos ta merrja nga mërzia,” thotë Alba, duke theksuar se përkushtimi për vetveten është prioriteti i saj kryesor.

Me zgjedhjen e kalimit në Tiranë, ajo ndjen se ka hapur një kapitull të ri. “Kam jetën përpara. Jo vetëm karrierën, e synoj shumë edhe krijimin e familjes, por kur të vijë, kismet,” thotë ajo me optimizëm.

Kjo drejtim qëndron në një besim të thellë se jeta ka shumë mundësi përpara, dhe se gjithçka ndodh për një arsye. Ajo po eksploron pasionet e saj, duke u përkushtuar më shumë në karrierën e saj dhe duke shpresuar se dashuria do të vijë në momentin e duhur.

“Nuk kam ngutje, dua të përjetoj çdo moment,” përfundon Alba, e cila tregon se është e gatshme të përballet me çdo sfidë që i vjen përpara në jetën e saj personale dhe profesionale.

PROMO

Nga Rubrika