E enjte, 5 Dhjetor, 2024
4.1 C
Pristina

Ancelotti me emocione para ndeshjes me Milanin: “Nuk dua të flas për futbollin!”

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e nisi konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Milanin me një mesazh të përzemërt për viktimat e tragjedisë që u shkaktua nga stuhia në qytetin e Valencias.

“Mirëmëngjes. Ka qenë një javë me tragjedi dhe jemi të mërzitur, ky është emocioni. Ne qëndrojmë afër Valencias dhe të gjithë viktimave. Ne jemi afër tyre dhe shpresoj se kjo situatë do të zgjidhet së shpejti”.

“Dua që ju të kuptoni se të flasësh tani për futbollin është e komplikuar, të luash futboll gjithashtu. Ne jemi pjesë e këtij shteti dhe kjo na prek shumë”.

“Për respektin e të gjithë juve, unë do të mundohem ta bëjë këtë konferencë shtypi sa më të thjeshtë që është e mundur, sepse nuk kam dëshirë të flas për futbollin. Gjithashtu, për mua, ndeshja e nesërme është e veçantë. Do mundohem të flas sa më pak që mundem, faleminderit”, ka thënë Ancelotti.

Ai e bëri të qartë se futbolli është një çështje dytësore për të momentalisht.

“Po, sepse ju nuk jeni të fokusuar për të punuar. Ka qenë diçka e tmerrshme. Ne do ta përgatitim, sepse jemi profesionistë. Ne do të luajmë për ta fituar, natyrisht”, shtoi ai.

Pothuajse të gjithë futbollistët dhe trajnerët dolën kundër vendimit për të luajtur ndeshjet e mbetura në La Liga përtej atyre të Valencias dhe Villarrealit të cilat ishin pezulluar.

“Të gjithë në futboll ishin mjaft të qartë në këtë drejtim. Askush nuk deshi që të luajë, por nuk jemi ne ata që marrin vendimet”.

“Ne jemi profesionistë dhe kjo është punë jonë, është punë e atyre lartë që të marrin këto vendime”, përfundoi italiani.

PROMO

Nga Rubrika