Samir Xaud, presidenti i sapoemëruar i Federatës së Futbollit të Brazilit (CBF), është duke e udhëhequr një ndryshim të rëndësishëm në futbollin brazilian. Me Carlo Ancelottin në krye si trajner, ai beson se është koha për të rikthyer lavdinë e kombëtares.
Xaud, në moshën 41 vjeçare, ka marrë përgjegjësinë për CBF në një kohë sfiduese, por përkushtimi i tij për t’i kthyer gjërat në rrugë të duhur është i qartë. “Ne jemi të fokusuar në ringritjen e CBF dhe kthimin e Brazilit aty ku i takon”, shprehet ai. Qëllimi i tij mbetet ambicioz – të fitojnë Kupën e Botës për herë të gjashtë, një arritje që do ta forconte vendin si fuqi të padiskutuar në futbollin botëror.
Pjesë e rëndësishme e kësaj strategjie është dhe prania e Carlo Ancelottit, një trajner me një curriculum vitae të jashtëzakonshëm, i njohur për aftësitë e tij për të ndërtuar ekipe fituese. Xaud shprehet se besimi në Ancelottin është i paluhatshëm: “Kemi shumë besim te Carlo. Ai sjell një nivel të ri profesionalizmi dhe stabiliteti, që ka munguar në vitet e fundit.”
Përkundër planetve të mëdha, Xaud e di që presionet janë të mëdha. “Rreth 220 milionë tifozë presin nga ne të ofrojmë rezultate. Por, ne kemi besim te procesi dhe në atë se si Carlo është duke punuar me ekipin”, tha ai me bindje. Një nga sfidat kryesore mbetet kualifikimi për Kupën e Botës, dhe Xaud është optimist për shanset e Brazilit.
Një moment i veçantë për Xaudin ishte të ndihmonte Ancelottin në ndeshjet e para të tij me Brazilin, përfshirë përballjet me Botafogon, Flamengon dhe Corinthians. “Ka qenë një përvojë jashtëzakonisht e veçantë”, tha ai, duke theksuar karizmën dhe inteligjencën e trajnerit italian. “Ancelotti është pritur me shumë entuziazëm nga tifozët dhe mediat, çka i ka dhënë edhe më shumë motiv këtyre lojtarëve”, theksoi ai.
Xaud ka qenë në qendër të disa ndryshimeve të mëdha në skuadrën përfaqësuese dhe është i vetëdijshëm për ndikimin që pasiguria e trajnerëve ka pasur në renditjen e Brazilit. “Çdo trajner ka sjellë stilin e tij, por tani jemi në një fazë që duhet të japim kohë Ancelottit për të ndërtuar ekipin e tij. Të gjithë e dimë se suksesi nuk vjen menjëherë”, shprehet ai.
Kështu, Xaud ka përgatitur një plan afatgjatë për të mbështetur Ancelottin, dhe mendon se mandati i tij mund të zgjatet edhe përtej Kupës së Botës 2026. “Kjo varet nga dëshira e Carlo dhe angazhimi i tij për futbollin brazilian”, shton ai.
Këto ambicie janë të mbështetura gjithashtu nga ide të reja për përbërjen e stafit teknik. Kjo përfshin emra të njohur si Kaká dhe Cafu, për të cilët ka pasur spekulime për përfshirje në ekipin e Ancelottit. “Kjo do të jetë vendim i Carletto-s. Një legjendë si Kaká do të ishte një plus, por ne i lëmë atij autonominë për të vendosur”. Xaud thekson: “E rëndësishme është se ne jemi të unifikuar në qëllimin tonë për ta rikthyer Brazilin në majat e futbollit botëror”.