Web Analytics
E premte, 18 Korrik, 2025
23 C
Pristina

Armiku i padukshëm: Duhani që mund të mbetet në shtëpi për 9 vjet

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Konsumo duhan pa tym.

Koncepti i duhanpirjes është i njohur për të gjithë.
Por ekzistojnë edhe forma të tjera si duhanpirja e dorës së dytë apo duhanpirja pasive, ku personi nuk pi duhan por qëndron pranë personave që e konsumojnë.
Ndërsa duhanpirja e dorës së tretë (terciare) nënkupton substancat e dëmshme që mbeten në sipërfaqe, veshje, mobilje, perde pasi është konsumuar duhan në një ambient të mbyllur.

Ndryshe nga tymi që është i dukshëm, substancat e dëmshme që qëndrojnë në sipërfaqe pasi është konsumuar duhan nuk i shohim.
Kjo e bën dhe më të rrezikshme sepse nuk mund ta shmangim.
Një studim ka zbuluar prezencë të lartë të këtyre substancave të dëmshme në shtëpinë e një personi që kishte 9 vjet që kishte lënë cigaren.

Universiteti i San Diegos dhe profesori George Matt, bashkëautor në këtë studim, deklaron se prezenca e tymit të duhanit provon se ka mbetje të rrezikshme të duhanit në dhomë.
Edhe pse nuk mund të ketë aroma të pakëndshme në dhomë, këto mbetje vazhdojnë të jenë prezente.
Studiuesi kryesor në këtë projekt, Dr. Hugo Destelejs, konfirmon se doza ditore e ekspozimit ndaj këtyre mbetjeve të dorës së tretë mund të jetë shumë e lartë.
Përveç thithjes së tymit, substancat mund të përthithen edhe nga lëkura.

Nëpërmjet kontaktit të vazhdueshëm me lëkurën dhe gojën rriten mundësitë për një ekspozim kronik ndaj këtyre mbetjeve.
Kjo është e dukshme shpeshherë dhe në pluhurin apo ngjyrën që marrin muret e dhomës.
Për këtë arsye, është e domosdoshme që të kuptojmë rreziqet që sjellën këto substanca dhe të ndërmarrim masa të nevojshme për t’u mbrojtur.

Për të pastruar një shtëpi, restorant, hapësirë pune apo hapësirë tjetër nga prania e tymit terciar, Dr. Rachel Rekord thekson se është më mirë të largoni mobiljet, dekorimet, perdet, tapetat dhe të gjitha orenditë e tjera të cilave mund t’u bashkëngjitet lehtësisht tymi.
Kjo masë drastike propozohet sepse ajrosja, larja dhe pastrimi i dhomës nuk i largon këto substanca.
Pas këtyre ndryshimeve rrënjësore, pirja e duhanit nuk duhet lejuar në dhomë në mënyrë që tymi të mos preki sërish këto sipërfaqe.

Për shumë duhanpirës, kjo mund të jetë shumë e vështirë.
Veçanërisht nëse personi ka një rutinë mëngjesi ku dëshiron të pijë kafe dhe cigare në ambientet e brendshme të shtëpisë.
Duke pasur parasysh se duhanpirësit pinë duhan kryesisht për shkak të nikotinës, shumë prej tyre mund të kalojnë në alternativa më pak të dëmshme si pajisjet pa tym që e ngrohin duhanin.
Pajisje të tilla nuk prodhojnë tym duhani, por thjesht aerosol.

Me kalimin në teknologji të tilla, mund të zvogëlohet ndjeshëm rreziku nga pasojat e duhanpirjes.
Kështu, prania e substancave të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme reduktohet deri në 95%.
Sepse këto produkte çlirojnë aerosol në vend të tymit të duhanit.
Aerosoli nuk mbetet në veshje, mobilje, mure dhe zhduket shumë shpejt.

Duke pasur parasysh këto rreziqe dhe mundësi, është e rëndësishme të ndërgjegjësohemi për pasojat që sjell duhani në jetët tona dhe në ambientin që na rrethon.
Kjo na ndihmon për të bërë ndryshime pozitive në stalet e jetës sonë dhe t’i japim mundësi më të mira për shëndetin tonë.
Pastrimi i shtëpive dhe hapësirave ku konsumon duhan, duhet të jetë prioritet për të gjitha ata që kanë frikë nga pasojat e kësaj zakone.

Prandaj, është koha për t’u vepruar.
Të kuptohet se duhani dhe tmpi i tij mbarten shumë më gjatë se sa mendojmë.
Bashkë me të, mbetjet e tij sjellin rreziqe për shëndetin ndërsa qëndrojnë të fshehura në mjediset tona.
Le të përqendrohemi në pastrimin e hapësirave tona, duke pasur parasysh se shëndeti ynë është prioriteti më i rëndësishëm.

Ju ftojmë të ndani mendimet tuaja për këtë temë.
Cili është mendimi juaj mbi pasojat e duhanpirjes dhe masat që duhet të ndërmarrim?
**Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!**

PROMO

Nga Rubrika