Web Analytics
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
25.7 C
Pristina

Arrestohet Meritoni bashkë me Rinor Mjekiqin

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij raportohet se janë arrestuar. Ndaj dy vëllezërve rëndon dyshimi për përfshirje në një incident të dhunshëm, që për pasojë ka lënë të lënduar një 29-vjeçar.

Sot me 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025.

Sipas informatave që posedon Sinjali, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot rreth orës 15:00 në Stacionin Policor në Obiliq, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Ngjarja ka të bëjë me një përleshje fizike ku si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Pas intervistimit dhe procedurave hetimore, Prokurori i Shtetit ka vendosur që ndaj Meriton dhe Rinor Mjekiqit të shqiptohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh, thonë burimet e besueshme të Sinjalit.

PROMO

Nga Rubrika